lgo
YouTubeSquareLogo facebook skype

Stomatologjia Konservative dhe Endodontia

       

  Stomatologjia Konservative dhe Endodontia

     Kur dhembet fillojne te prishen ata mund te diktohen vetem nga dentisti  pasi eshte veshtire te kuptohen me sy te lire  ne  fazat e para ,nuk duhet pritur qe te fillojne dhimbjet per te shkuar tek dentisti . Kontrolli eshte I keshilluar c’do 6 muaj dhe me berjen e grafive te vogla mund te shihet nese ka prishje interproksimale ndermjet dhembeve.
           Ne fazen e pare prishja e dhembit nuk jep asnje shqetesim,por me avancimin e prishjes mund te kete ndjeshmeri me  ushqimet dhe pijet e embla, te ftohta e te nxehta. Mund te kete ngelje te ushqimit ndermjet dhembeve ose ere te keqe pas pastrimit me fije per dhembet.
          Me avancimin e metejshem te prishjes ,dhembi ne vendin e prishur mund te marre ngjyre te zeze, gri, kafe ose te bardhe si shkumesi.Nese edhe ne kete faze nuk behet mjekimi i tij atehere si pasoje e zgavres se formuar ne brendesi te dhembit mund te thyhet pjesa siperfaqesore .



     Ne kete faze personi ankohet nga dhimbja ne pertypje,ngelja e ushqimit ne zgavren e formuar e me pas nisin dhimbjet e forta vetvetiu. Faza tjeter eshte thermimi i dhembit ,dhimbje te herepashershme dhe infektimi i rrenjeve si dhe perhapja e infeksionit ne kocken e nofulles e ne mishrat e dhembeve.
   Nje  prishje qe nga fillimi dhe derisa te nisin dhimbjet do rreth 3 vjet qe te zhvillohet .

Mbushje pa heqje nervi
       Nese nje dhemb i prishur diktohet ne fazat e para mjekimi konsiston ne pastrimin e pjeses se prishur dhe mbushjen e saj me kompozit (mbushje e bardhe) ose me amalgam (mbushje metalike).
      Mbushjet kategorizohen sipas madhesise –numrit te siperfaqeve  .Nje  dhemb i cili eshte i  prishur ne disa ane ,kerkon me teper kohe  dhe material ,si dhe ne disa raste vendosjen e  vidave te vogla  per te mbajtur mbushjen.Cmimi i nje  mbushje percaktohet ne varesi te  numrit te siperfaqeve ,vendosjes se vidave si dhe cilesise se materialit te perdorur.
   Pas mbushjes dhembi mund te kete ndjeshmeri apo ndjesi bezdisje per ditete e para ,kjo eshte normale ,por nese shqetesimi zgjat me teper se 3 jave atehere duhet kontrolluar ose ribere mbushja.


    Nese nje dhemb eshte i prishur ne disa ane dhe ka prishje masive apo ndermjet dhembeve ka hapesira qe nuk mund te mbyllen me mbushje atehere keshillohet  veshja me kellef  porcelani ose mbushje porcelani (inlay-onlay).


Mjekim biologjike(Kuafazh)
    Ne disa raste kur prishja eshte afer nervit ose shkon deri ne nerv vetem ne nje pike te vogel ,per te evituar heqjen e nervit mund te behet nje mbushje specifike duke vendosur nje  shtrese me hidroksit kalciumi ne zonen afer nervit.Kjo i jep mundesine nervit qe te krijoje  nje shtrese te re dentine per tu izoluar e mbrojtur nga mbushja.Pas kesaj mbushje eshte normale qe dhembi te jete i ndjeshem ndaj te ftohtit,te nxehtit si dhe te ndihet ne pertypjen e ushqimeve te forta per tre javet e para.Nese kjo ndjeshmeri vazhdon me gjate ose dhembi fillon te jape dhimbje te forta qe zgjasin me teper se 10 minuta atehere dhembi duhet rihapur e duhet bere heqja e nervit.


Mbushje me heqje nervi
 
        Nese mjekimi behet kur kane nisur dhimbjet ,pra kur prishja ka avancuar deri tek nervi (palca e dhembit) atehere behet heqja e nervit,me pas mbushen rrenjet dhe behet mbushja e pjeses se prishur. Ky quhet trajtimi endodontik i dhembit  ose mbushje me heqje nervi(devitalizim ). Per te nevojiten disa (2 deri ne 3) seanca tek dentisti.

    Pas heqjes se nervit apo mbushjes se rrenjes dhembi mund te jape nje dhimbje te lehte ne pertypje ,e cila mund te

zgjase deri ne 1 jave dhe vjen duke u lehtesuar,por nese keni dhimbje te forta te vazhduara  apo enjtje ne fytyre atehere duhet te paraqiteni ne klinike.
     Dhembi ose dhemballa  te cilit i hiqet nervi ,me kalimin e viteve fillon e nderron ngjyre dhe behet me i thyeshem si pasoje e mosushqyerjes dhe tharjes qe peson .Per kete arsye ,nese pas heqjes se nervit ,masa qe ngelet nga dhembi eshte e paket,behet rikonstruksioni me vide i dhembit si dhe keshillohet veshja me kellef porcelani per ta ruajtur nga thyerja

 

 

 



Mbushje me heqje nervi tek dhembet me infeksion




  Nese nje dhemb ka filluar te formoje vater  infeksioni ( qeske  me qelb)ne fundin e rrenjeve atehere nevojiten me teper seanca per mjekimin  e tij. Ne keto raste koha e trajtimit zgjatet pasi vendoset ilac( hidroksit kalciumi) brenda rrenjeve dhe lihet per 2 jave ,kjo perseritet deri ne momentin qe dhembi eshte qetesuar e nuk ka dhimbje ,rrjedhje qelbi nga rrenja apo ere te keqe.
    Keta dhembe edhe pas perfundimit te trajtimit duhet te kontrollohen me grafi c’do vit per te pare nese ka rifilluar apo ka avancuar infeksioni.
    Ne rastet kur  dhembi eshte i prishur shume ose ka nje vater te madhe infeksioni ne fundin e rrenjeve dhe megjithe mjekimin nuk arrihet rezultat  atehere pas trajtimit behet nje  operacion i quajtur Rezeksion Apikal,ku behet heqja e mases se infeksionit ne fund te rrenjes bashke me majen e dhembit.






Mbushjet e porcelanit (Inlay-Onlay)
      Keto jane mbushje te cilat pregatiten  ne laborator .Ne krahasim me  mbushjet e thjeshta qe behen ne klinike kane keto avantazhe ;
1-Jane estetike
2-Kane pershtatshmeri maksimale me dhembin
3-Kane jetegjatesi te madhe
4-Jane me rezistente ndaj thyerjes apo prishjeve sekondare
5-Me ane te tyre mund te behet rikonstruksioni i dhembeve me prishje masive si dhe arrrihet kontakti maksimal ndermjet dhembeve ,gje qe pengon futjen dhe ngeljen e ushqimit ndermjet dhembeve.

Disavantazhet;
1-Kane kosto te larte
2-Kane veshtire ne pergatitje si ne laborator ashtu dhe ne klinike


3-Duhen 2 -3 seanca per perfundimin e punimit.


Rikonstruksioni me vida
 Kur dhembi ka mbushje masive atehere nevojitet vendosja e nje vide brenda rrenjes per te mbajtur mbushjes ,keto vida mund te jene vida tradicionale metalike ,te cilat ose pergatiten ne laborator ose jane te fabrikuara  e te lara me flori.
    Kohet  e fundit kane filluar te perdoren  vidat fiber, keto prodhohen nga fibrat e xhamit ,jane estetike,nuk rrezikojne krisjen apo thyerjen e rrenjes (gje qe mund te ndodhe me vidat e fabrikuara),kane mbajtshmeri me te madhe pasi ngjiten brenda rrenjes me nje ngjites te vecante e te forte.

 

 Te drejtat e rezervuara. Klinika Dentare Vrioni 2015