lgo
YouTubeSquareLogo facebook skype

Higjena

 

Higjena dhe Sterilizimi ne Kliniken Dentare Vrioni

Sterilizimi: eshte menyra qe perdoret ne mjekesi per te shkaterruar (vrare) te gjitha mikroorganizmat e gjalla(mikrobet,sporet ,kerpudhat ,viruset) qe ndodhen ne siperfaqen e veglave apo te materialeve qe perdoren ne mjekesi.
 Sterilizimi behet me ane te autokllaves. Veglat dhe materialet qe perdoren tek pacienti vendosen ne autokllave ku qendrojne per nje kohe te caktuar, ne nje temperature te larte dhe nen veprimin e avujve me presion te larte.Ne perfundim te ciklit te sterilizimit shkaterrohen te gjitha organizmat qe gjenden tek veglat.




Nese mikroorganizmat qe ju doni te vrisni kane permasa mikroskopike prej disa mikronesh dhe kane rreth vetes nje mbulese te forte si guacka e midhjeve ju nuk mund ta vrisni ate duke e goditur me cekic ne koke,por duke perdorur menyren  e vetme 100% efikase dhe te sigurte ,sterilizimin

Ne disa klinika per te sterilizuar veglat , perdoren aerosterilet(furre me ajer te ngrohte) te cilat kane parim pune te ngjashem me furrat qe shumica ka ne shtepi.Aerosterili eshte ekonomik (150 $) ne krahasim me autokllaven (3000 euro) ,por eshte shume me pak efikas dhe i sigurte .

Me ane te aerosterilit vriten deri ne 60% te mikro organizmave pasi vepron vetem me ane te nxehtesise,ndersa me autokllaven vriten 100% te mikroorganizmave. Pasi vepron me nxehtesi dhe me avull me presion te larte qe shkaterron mbulesen e sporeve dhe te gjithe mikrobet dhe viruset.

Mos harroni se tek dentisti mund te infektoheni me SIDAAIDS, hepatit b, hepatit c, etj. (te cilat rrezikojne dhe ulin cilesine e jetes suaj.) Nese aty nuk zbatohen rregullat e higjenes dhe nuk behet sterilizimi efikas i veglave shendeti juaj rrezikohet.

Sterilizimi, dezinfektimi dhe higjena ne kliniken tone

    1-Veglat e perdorura lihen ne solucion kimik ,me pas vendosen ne pajisjen pastruese me ultra tinguj per te hequr gjakun dhe copezat e vogla, me pas shplahen ,thahen,paketohen e vendosen ne autokllave

    2-Per sterilizimin e veglave perdoret autokllave dixhitale ,prodhim italian

    3-Per autokllaven perdoret uje I distiluar

    4-Veglat paketohen ne qeska qe kane siper vulen e sigurise e cila ka ngjyre roze para sterilizimit dhe qe pas sterilizimit merr ngyre kafe.ne kete menyre dhe pacienti mund te kontrolloje procesin e sterilizimit
    5-frezat dhe veglat e imta gjate gjithe kohes mbahen ne solucion kimik dezinfektues
    .
    6-Te gjitha frezat dhe veglat e imta sterilizohen me sterilizator me kuartz ,I cili ben te mundur sterilizimin ne nje periudhe kohore te shkurter ne temperaturen 240 grade celcius..

    7-Pas mbarimit te punes me nje pacient ,para se te merret pacienti tjeter ,te gjitha pjeset e palevizshme qe nuk mund te futen ne autokllave si krahet e poltronit dentar,peshtymorja,reflektori(te gjitha pjeset qe mund te preken nga mjeku gjate seances) pastrohen me solucione kimike dezinfektuese te cilat jane efikas ndaj hepatitit,AIDSSIDA,tuberkulozit,kerpudhave e gjithe viruseve dhe mikrobeve qe mund te kalojne nga nje pacient tek tjetri

    8-Para dhe pas punes me pacientin mjeket lajne duart e me pas i dezinfektojne me solucion te posacem

    9-Materialet e meposhteme jane njeperdorimshe, perdoren vetem per nje pacient
    -gote plastike
    -tub plastik per thithjen e peshtymes
    -perparese mbrojterse per pacientin
    -dorezat
    -shiringat dhe aget per anestez

    10-Per te pengur kalimin e viruseve dhe mikrobeve nga mjeku te pacienti dhe anasjelltas mjeket perdorin maska mbrojtese

    11-Mjeket kryejne rregullisht kontrollet mjekesore dhe bejne ne menyre periodike analizat dhe vaksinat ,per te mos u bere perhapes te semundjeve te ndryshme
     

Ne veprojme me moton “eshte e drejta e secilit pacient te mjekohet ne ambient te paster dhe me materiale sterile”

Per kete arsye kujdesemi qe ne cdo moment dhe per cdo pacient te krijojme nje ambient te paster te shendetshem e te sigurte,pasi besojme se kjo eshte e nevojshme per shendetin tuaj dhe tonin.

Kur te zgjidhni kliniken dentare ku do te mjekoheni, kini parasysh te gjitha keto dhe mos ngurroni te pyesni e te informoheni mbi menyren se si behet sterilizimi ne klinike.

 Te drejtat e rezervuara. Klinika Dentare Vrioni 2015