Stomatologjia Estetike ne Kliniken Vrioni
Ne ditet e sotme estetika ka nje rendesi te vecante , e duke qene se fytyra dhe ne vecanti goja e dhembet luajne nje rol te rendesishem ,ka lindur nevoja e zhvillimit te stomatologjise estetike . Njerezit e duan te bukuren dhe duan te duken bukur , dhe ne rastet kur ne buzeqeshjen e dikujt ka probleme atehere me ane te teknikave specifike ,materialeve super estetike dhe nderhyrjeve kirurgjikale realizohet nje buzeqeshje perfekte . Me poshte po shpjegojme disa nga materialet dhe teknikat e perdorura : Operacionet Estetike te Gingivave (Mishrave te Dhembeve): Kjo nderhyrje konsiston ne heqjen e nje pjese te kockes dhe te mishrave qe rrethojne dhembet. Pas kesaj nderhyrje pritet 6 jave qe te sherohen gingivat e me pas mund te vazhdohet me punimet protetike .Kjo nderhyrje behet ne keto raste 1-Gummy Smile; jane rastet kur personit ne momentin qe buzeqesh apo qesh i duken shume gingivat (mishrat e dhembeve ). Ne keto raste niveli i gingives ngrihet me lart dhe me pas dhembet vishen me faseta porcelani (Laminate ) ose me kellef porcelani .
2-Ne rastet kur gingivat zmadhohen, si pasoje e perdorimit te ilaceve te ndryshem ose e semundjeve te mishrave,dhe mbulojne nje pjese te dhembeve 3-Ne rastet kur kemi disnivel ne gjatesine e dhembeve te pare .Duke nderhyre te pjesa e gingives mund ti bejme dhembet te kene te njejten gjatesi
4-Ne rastet kur gjatesia e dhembit eshte e pamjaftueshme per te kryer punime mbi te.Nderhyhet duke bere zgjatim te kurores (Crown Lengthning ) .
Fasetat e Porcelanit (Laminate – Vener) Ne rastet kur pacienti deshiron te ndryshoje 1)Formen 2)Ngjyren 3)Te mbylle distancat ndermjet dhembeve te pare
4)Te mbuloje difektet ne zmaltin e dhembit 5) Pas nje operacioni te gingivave per rregullimin e Gummy Smile 6)Kur tek dhembet e pare kemi mbushje masive te cilat nuk jane shume estetike.
Fasetat e porcelanit jane zgjidhje sheme estetike dhe ideale per rastet kur pacienti nuk deshiron te beje kellef te plote .Fasetat pregatiten nga porcelan i presuar i cili eshte sheme estetik dhe ka parametra te ngjajshem me dhembin natyral. Per te vendosur nje fasete duhet nje lemim minimal ne siperfaqen e jashteme dhe ne pjesen prerese te dhembit . Nuk nderrojne ngjyre me kalimin e kohes . Ne rastet e pamundesise ekonomike ,fasetat mund te pregatiten dhe nga kompoziti(materiali plastik per mbushje ), jane me ekonomike ,behen me shpejt por nuk kane te njejten fortesi dhe estetike e rezistence si fasetat e porcelanit .
Mbushjet e Porcelanit (Inlay-Onlay)
Keto jane mbushje te cilat pregatiten ne laborator nga porcelan i presuar e me pas ngjiten ne dhemb apo dhemballe .Per realizimin e tyre nevojiten 2-3 seanca dhe jane me te kushtueshme se mbushjet normale per arsye te materialit ,kohes dhe teknikes se vecante e precizionit qe kerkojne.Avantazhet e tyre jane si me poshte 1-Kane jetegjatesi me te madhe . 2-Kane pershtatshmeri maksimale 3-Nuk nderrojne ngjyre me kalimin e kohes. 4-Nuk pesojne tkurrje si mbushjet e kompozitit 5-Ideale per demtimet masive kur nuk duam ta veshim dhembin me kellef 6-Ne rastet e mbushjeve massive kur eshte e veshtire te arrihet kontakti ndermjet 2 dhembeve
Zbardhimi kimik i dhembeve Ne rastet kur nuk jeni te kenaqur me ngjyren e dhembe tuaj atehere mund te provoni ti zbardhni me nje nga menyrat e meposhteme : 1-Office Bleaching: Bëhet në klinikë, zgjat rreth30 min dhe mund të bëhen disa seanca deri në zbardhjen që kërkon pacienti. Lënda aktive është në përqindje të lartë (38%-35% Peroksid Hidrogjeni).
2- Home Bleaching: Ne kete rast zbardhimi behet ne shtepi nga vete pacienti. Merret masa e gojës dhe pregatiten këllëf silikoni që mbushen me lëndë zbardhuese dhe mbahen në gojë gjatë ditës ose natës. Koha e mbajtjes varion nga 45min deri në gjithë natën në varësi të përqindjes së lëndës aktive që bën zbardhimin (10%-15%-20%-22% Karbamide Peroksid).
3- Non- Vital Bleaching: Kur nje dhembi i hiqet nervi ,ai fillon gradualisht te nderroje ngjyre e te erresohet ,kjo perben problem estetik ne dhembet e pare.Ne keto raste aplikohet ky lloj zbardhimi ,per te cilin duhen disa seanca me distance 3-5 ditore nga njera tjetra. Seancat perseriten deri ne zbardhimin e plote te dhembit ,me pas pritet 12 dite qe te stabilizohet niveli i oksigjenit ne dhemb dhe behet mbushja perfundimtare.
Materialet e Perdorura 1)Ips Empress(Xham –Porcelan) Eshte materiali me estetik i perdorur aktualisht ne bote . Eshte porcelan i presueshem ,ka ne perberje 65 % xham dhe 35% porcelan.Ka nje transparence te madhe dhe kalon rrezet e drites ne masen 80% ,kjo e ben materialin me te afert me dhembin natyral. Nuk krijon probleme alergjie dhe acarim te gingivave. I vendosur mbi dhemb eshte rezistent nuk shkeputet prej tij pasi ngjitet kimikisht dhe eshte e veshtire te kuptohet qe nuk eshte dhemb natyral.Mund te perdoret per regatitjen e fasetave te porcelanit,kellefeve tek( full crown –full porcelain), ose urave me 3 element ne zonen frontale, si dhe per pregatitjen e mbushjeve te porcelanit (inlay –onlay). 2)Zirkoni Eshte nje material i cili ne krahasaim me Ips Empress ,eshte shume me i forte por ne aspektin estetik eshte me poshte ,pasi ka nje transparence dhe kalim drite me te ulet .Me ane te zirkonit mund te behen kellef tek ,ura porcelani pa u kushtezuar ne numrin e elementeve dhe ne gjatesine e ures pasi zirkoni ka fortesi dhe rezistence ne shtypje te njejte me metalin . Avantazhet e tij jane ; a-Eshte rezistent dhe lejon berjen e urave te gjata b-Nuk krijon alergji tek gingivat(ky problem shfaqet te urat e porcelanit me bazanment metalik)
c-Estetik d-I lehte Ne treg ka lloje te ndryshem zirkoni ,ndryshimi vjen si pasoje e llojit dhe e pajisjeve te cilat pregatitin zirkonin . Zirkoni ne fazen e pare eshte I bute si shkumes ,pasi pregatitet ne formen e dhembit futet ne furra pjekje me temperature te larta e pas ne procesi te quajtur Sinterizim (qe zgjat 10 ore ) fiton fortesine e mbi te punohet porcelani. Llojet e tij variojne si me poshte 1)Zirkon i pregatitur manualisht : Ky lloj zirkoni pregatitet manualisht me ane te nje aparati te thjeshte i ngjajshem me ate te kopjimit te celesave . Zirkoni I pregatitur me kete menyre kushton me pak(ekonomik),nuk ka shume fortesi(me I thyeshem) ,nuk ka pershtatshmeri maksimale me dhembin si pasoje e procesit manual te pregatitjes dhe tkurrjes qe peson pas pjekjes(sinterizimi),gjithashtu nuk ka estetike maksimale pasi kalon driten ne masen 30-40%. 2)Zirkoni I pregatitur me Cad-Cam: Ky lloj zirkoni pregatitet ne menyrte te kompjuterizuar , modeli i dhembeve skanohet me ane te nje lexuesi optik ,me pas ne kompjutet pregatitet madeli tre dimensional dhe behet modelimi ,me pas nje pajisje kompjuterike ben frezimi dhe pregatitjen e zirkonit ,e gjitha kjo behet ne menyre te kompjuterizuar dhe pa u prekur me dore ,eshte me I kushtueshem krahasuar me zirkonin manual.Avantazhet e kesaj menyre jane : a-Fortesi dhe rezistence ne pertypje
b-Pershtatshmeri maksimale me dhembin dhe mishrat si pasoje e procesit te kompjuterizuar c-Estetike me e madhe ,pasi ka kalim drite ne masen 60%. 3)Se fundmi ka dale ne treg nje lloj zirkoni i cili eshte me i forte se metali ,pregatitet nga zirkoni i sinterizuar (pjekur-fortesuar) paraprakisht , ka rezistence dhe fortesi e jetegjatesi maksimale por procesi i pregatitjes zgjat dhe eshte me i kushtueshmi.
4)Kompozit (nano technology) Keta lloje kompozitesh (material plastik per mbushje),jane me estetik mund te llustrohen me lehte ,kane pamje te ngjajshme me dhembin ,jane me jetegjate dhe rezistente ndaj thyerjes apo nderrimit te ngjyres. Perdoren per mbushje estetike te dhembeve te pare ,faseta (laminate kompoziti ) si dhe te gjitha punimet e tjera. Keta punohen me shtresa duke imituar strukturen e dhembit dhe ofrojne estetike maksimale . |