Hipnoza
Të gjithë e kanë dëgjuar hipnozën si fjalë, por janë të paktë ata që e dinë kuptimin.
- Emri Hipnozë vjen nga greqishtja e vjetër ‘Hypnos’, qe ka kuptimin gjume.
- Pra hipnoza qenka diçka e vjetër, na tregoni diçka mbi zanafillën e saj. - Hipnoza e ka zanafillën e saj para mijëra vjetësh. Ajo është përdorur që në kohët e hershme nga njerezit. E kanë përdorur mjekët e vjetër, njerezit e fesë në Babiloni, Egjiptin e vjetër, e kanë përdorur grupe të ndryshme mistike për të realizuar “gjërat e mbinatyrshme”. Për shembull Jogët në indi, me anë të autosugjestionimit arrijnë të ulin numrin e frymëmarrjeve, të rrahjeve të zemrës, të ngurtësojnë trupin dhe qëndrojnë si të vdekur. Ata arrijnë të bllokojnë ndjesinë e dhembjes dhe shpohen, ecin mbi zjarr, hanë xhama pa ndjerë dhembje. Kur ka nisur përdorimi i hipnozës në mjekësi?
- Përdorimi i hipnozës në mjekësi nisi me mjekun austriak Franc Antuan Mesmer, në shek. XVI. Mesmer fitoi një famë të madhe duke i mjekuar njerëzit me një metodë te pa njohur më parë. Pacientët futeshin në një salon, të madh, më pas hynte Mesmeri i veshur në një mënyrë të veçantë, i cili i fuste njerëzit në gjendje hipnotike, mjaftonin disa seance të tilla dhe ata përmirësoheshin. Pas Antuan Mesmerit hipnoza u përmend si ‘Mesmerizm’ose ‘Animal Magnetism’. Pas Mesmerit shumë mjek europianë treguan interes për hipnozën dhe bënë shumë punime në lidhje me të. Vlen të përmendet mjeku anglez Dr. Braid, i cili dha një shtysë të re dhe kompletoi hipnozën mjekësore. Dr. Braid kreu dhe disa operacione me anë të hipnozës pa anestezi. Frojdi në fillimet e veta e përdori hipnozën për t’i kthyer pacientët në të kaluarën si dhe për kurimin e shqetësimeve të ndryshme psikoogjike. Por më vonë Frojdi formuloi psikoanalizën dhe la hipnoterapinë në plan të dytë pasi kjo menyre kërkonte kohë.
- Po në ditët e sotme, në botën e mjekësisë dhe shëndetit, çfarë roli luan dhe si vlerësohet hipnoza? - Në ditët e sotme hipnoza ka fituar popullarite dhe njihet me ligj si një mënyrë mjekësore dhe shkencore për trajtimin e sëmundjeve. Në Angli hipnoza u pranua me ligj si një mënyrë mjekësore për trajtimin e sëmundjeve në vitin 1953, ndërsa në SHBA u pranua në vitin 1955. Në këto vende ndalohet përdorimi i hipnozës nga ana e iluzionistëve nëpër spektakle.
- Po në vendin tonë cila është pozita e hipnozës dhe sa njihet nga pubiku? - Në Shqipëri hipnoza ka një historik jo shumë të hershëm. Opinioni publik në përgjithësi ka njohuri të pakta, sipërfaqësore dhe shpesh të gabuara në lidhje me hipnozën. Një pjesë e njerëzve kur dëgjojnë emrin hipnozë sjellin në mendje iluzionistët dhe shfaqjet ku përdoret hipnoza e skenës. Disa të tjerë mund të lidhin fjalën hipnozë me të ashtuquajturit mjekë, sharlatanë ose magjistarë që pretendojë se i shërojnë njerëzit me fuqitë e tyre të “mbinatyrshme”. Është koha që të ndërgjegjësohemi dhe të flakim mendimet e gabuara. Hipnoza nuk është aspak diçka e mbinatyrshme por është një metodë mjekësore që përdoret me sukses në kurimin e shqetësimeve të ndryshme. Në vendin tonë, hipnoza mjekësore i pati fillimet e saj në vitet 1950, në saj të shkollës dhe mjekëve sovjetik, më vonë hipnoza u la në harresë dhe nuk pati përdorim të gjerë. Vlen të përmendet Prof. Dr. Ylvi Vehbi, mjek i cili bëri shumë punë në lidhje me hipnozën mjekësore. Në ditët e sotme janë të paktë mjekët që përdorin hipnozën te ne. Meqënëse jam nga të paktët ndoshta i vetmi që përdor hipnozën mjekësore në Shqipëri, i kam vënë vetes detyrën që ta bëj të njohur në masat e gjera në mënyrë që kjo mënyrë mjekimi të njihet edhe të përdoret edhe në vendin tonë ashtu si në të gjithë botën e zhvilluar.
- Ju cekët magjinë dhe fuqitë e mbinatyrshme, a ka lidhje hipnoza me to? - Hipnoza është një fenomen i natyrshëm për realizimin e të cilit kërkohet aftësi nga ana e mjekut dhe përqëndrim nga ana e pacientit. Hipnoza nuk është diçka e mbinatyrshme dhe nuk ka aspak lidhje me magjinë, yshtjet e të tjera gjëra.
- A mund të bëni një përkufizim të hipnozës? - Hipnoza është një gjendje e veçantë në të cilën vëmendja dhe shkalla e përqëndrimit si dhe e sugjestionimit është shumë e lartë. Personi i hipnotizuar duket sikur fle, ndërkohë që ai është potësishtë i ndërgjegjshëm dhe truri punon normalisht. Gjatë seancës së hipnozës pacienti kupton, dëgjon dhe analizon çka i thotë mjeku, pacienti punon nga fjalët e mjeku vetëm ato që janë në përputhje me mendimet, bindjet dhe formimin e tij moral. Personi i hipnotizuar është më i sugjestionueshëm dhe përjeton një gjendje ndryshe nga normalja.
- Cilën metodë përdorni ju në seancat tuaja të hipnozës? - Unë përdor hipnozën e ndërgjegjshme. “Hipnoza e ndërgjegjshme” u formulua dhe u zhvillua nga kirurgu turk, operator Dr. Hysni Ozturk, diplomuar nga Universiteti i Stambollit dhe spcializuar në Austri dhe Gjermani. Dr. Ozturk pasi studioi metodat e hipnozës të përdorura në botë, formuoi metodën e vet, hipnozën e ndërgjegjshme e cila është nga më efikaset dhe shumë e suksesshme. Ai trajtoi e kuroi mbi 3000 pacient dhe bëri 200 operacione me anë të hipnozës, pa anestezi. Avantazhi i hipnozës së ndërgjegjshme është se pacienti hyn shumë shpejt në gjendjen hipnotike, (3-5 minuta) dhe gjatë seancës është i ndërgjegjshëm, kupton dhe vlerëson fjalët e mjekut. Unë kam patur fatin e mirë që ta mësoj dhe praktikoj hipnozën pranë Dr. Ali Eshref Myezinoglu, pasardhës i Dr. Ozturkut dhe aktualisht kryetar i Shoqatës së Hipnozës mjekësore në Turqi.
- Kush e përdor hipnozën? Në shumë vende të botës lejohet përdorimi i hipnozës vetëm për mjekët, dentistët dhe psikologët. Ndalohet përdorimi i hipnozës nëpër spektakle nga iluzionistët.
- Sa gradë ka hipnoza? - Njeriu përjeton 3 gradë në gjendjen hipnotike 1. Gjendja letargjike – e lehtë, gjendja gjysmë gjumi 2. Gjendja kataleptike – mesatare 3. Gjendja somnambuistike – e thellë Për trajtimin e shumë shqetësimeve gjendja kataleptike është e mjaftueshme.
- A hyn çdo njeri në hipnozë? - Çdo njeri normal, që ka mundësi përqëndrimi, aftësi imagjinimi hyn në hipnozë. 80% e njerëzve hyjnë në hipnozë dhe përjetojnë një nga tri gradët e gjendjes hipnotike. Vetëm 20% e njerëzve përjetojnë gjendjen më të thellë të hipnozës atë somnambulistike, këta njerëz mund të operohen pa narkozë e nuk ndihejnë dhembje pasi janë nën efektin e hipnozës. Personat më të përshtatshëm janë ata që përqëndrohen mirë, që kanë aftësi imagjinative të mira e të zhvilluara. Fëmijet nën 6 vjeç dhe njerëzit shumë të moshuar nuk hyjnë dotë në hipnozë. Mosha ideale është 15-40 vjeç. Personi që dëshironë të hyjë në hipnozë dhe që ka besim te mjeku hynë më lehtë e më thellë në gjendjen hipnotike.
- Çfarë përjetohet gjatë një seance hipnoze? - Gjatë një seance hipnoze pacienti përjeton nje ndjenjë qetësie . Sheh imazhe të vendeve të bukura dhe pas seancës së hipnozës ndihen një qetësim trupor, mendor e shpirtëror. Personi e ndihen veten më të freskët, të shplodhur, të lumtur, energjik, si dhe të çliruar nga dhimbjet, stresi, mendimet e pa dëshiruara etj.
- Sa zgjat një seancë dhe sa zgjat mjekimi në hipnozë? - Seanca e parë e hipnozës zgjat rreth 30 minuta, ndërsa seancat e tjera zgjasin rreth 10-15 minuta. Mjekimi me hipnozë zgjat nga 3-5 deri në 10 seanca, në varësi të shqetësimit dhe të rezultateve të arritura. Numri i seanca caktohet sipas shqetësimit dhe është specifike për çdo person. Në rastet e përdorimit për shqetësim mjafton vetëm një seancë.
- A ka mundësi që një njeri që hyn në gjendjen hipnotike të mos dalë më nga kjo gjendje? - Personi I hipnotizuar edhe nëse mjekut I ndodh diçka (vdes, sëmuret) kalon nga gjendja hipnotike në gjendje gjumi dhe zgjohet pas 2-3 orësh normalisht. Pra nuk bëhet fjaë për mos dalje nga hipnoza.
- A ka efekte anësore hipnoza? - Hipnoza realizohet vetëm me anë të shikimit dhe komunikimit. Për realizimin e saj nuk përdoret asnjë mjet ndihmës, apo ilaç, si rezultat I kësaj hipnoza nuk ka asnjë efekt anësor apo rrezik për pacientin. Por theksoj se siguria ekziston kur hipnoza realizohet nga mjek e jo nga njerëz dosido e të papërgjegjshëm.
- Personi që hyn një herë në hipnozë a ndihen nevojën e vazhdueshme për të dhe a e ndien veten të lidhur pas mjekut? - Hipnoza nuk është drogë që të ketë një efekt të tillë. Proçesi hipnotik nis dhe mbaron brenda pacientit dhe mjeku është një drejtus dhe mbikqyrës I transit hipnotik.
- A mund të na tregoni diçka mbi fenomenet që ndodhin gjatë transit hipnotik? - Personi I hipnotizuar gjatë seancës së hipnozës humbet nocionin e kohës, një seancë 2 orëshe mund ti duket si 5 minuta ose e kundërta. Në gjendjen kaleptike arrihet kontrolli dhe ngrirja e muskujve të trupit. Gjatë transit hipnotik personit mund t’I krijohen imazhe të ndryshme(iluzione) ose zëra, muzika e tinguj nga më të ndryshmet. Një pacienti në Ankara, student në mjekësi, gjatë seancës hipnotike i thashë se po hante një dash të pjekur në hell dhe se edhe kur të dilte nga hipnoza do vazhdonte ndjesia e ngopjes, pasi mbaroi seanca e ftova për darkë, por mu përgjigj se nuk mund të hante se e kishte stomakun plot. Mos të harrojmë se ç’do gjë ndodh në mendjen tonë, jemi ne që I vendosim kufijtë vetvetes. Njerëzit normalisht përdorin vetëm një pjesë të kapacitetit të trurit, me anë të hipnozës ne e rrisim këtë përqindje dhe bëjm të mundur që personi të jetë më aktiv dhe më i frytshëm si në punën fizike dhe në atë mendore. Në gjendjen hipnotike, kujtesa e personit punon më mirë dhe ai çohet në vitet e hershme të jetës së vetë e mund t’I përjetojë e t’i kujtojë ngjaret e shkuara.
- Njerëzit mund të hipnotizohen vetëm drejtpërdrejt? - Hipnotizimi mund të bëhet drejtpërdrejt, me anë të televizionit, telefonit ose kasetave ku inçizohet zëri I hipnotizuesit.
- Autohipnoza çfarë është? - Pas seancës së parë të hipnozës, mjeku I mëson pacientit disa shenja simbol dhe pacienti hyn e del nga gjendja hipnotike dhe pa qënë i pranishëm mjeku. Pacienti autohipnozën mund ta përdor vetëm për gjërat që I jepet leje nga mjeku. Gjatë autohipnozës pacienti përfytyron mjekun që I flet.
- Në çmënyrë mund të zhvillohet një seancë hipnoze? - Hipnoza mund të realizohet si më poshtë 1. Mjek- pacient, drejtpërdrejt 2. Vetëm pacienti, bën autohipnozën 3. Mjek- pacient, lidhje telefonike 4. Mjek- grup pacientësh, quhet hipnozë grupi dhe futen në hipnozë gjithë personat në sallë.
- A mund të na shpjegoni fushat e përdorimit të hipnozës? 1.Stomatologjia: Shumë njerëz stepen dhe frikësohen nga vajtja te dentisti, veçanërisht fëmijët dhe ata që kanë patur eksperienca të këqia në të kaluarën. Disa njerëz kanë fobinë e dentistit dhe s’pranojnë të shkojnë te dentisti, duke pranuar të vazhojnë të ndihejnë dhimbje e t’u shkatërohet shëndeti oral. Hipnoza përdoret me sukses për këto gjëra: - Qetësimi I përgjithshëm, largimi I frikës, stresit, heqja e dhembjeve, kryerja e mjekimit pa shkaktuar dhembje dhe shqetësime te pacienti. Te disa persona gjendet refleksi I vjelljes. Këta nuk përdorin dot proteza dhe nuk I japin dot mundësi mjekut për të marrë masën për protezë. Me anë të hipnozës hiqet ky refleks dhe pacienti përdor proteza pa probem. - Lehtësohet përshtatja e fëmijëve me aparatet ortodontike. Te personat që kanë alegji ndaj lëndëve anestizike kryhen operacione të vogla, heqje mbushje me efektin e hipnozës, pa dhembje.
2. Psikologjia: Hipnoterapia përdoret për trajtimin e shumë shqetësimeve me karakter psikologjik. - Përdoret për heqjen e fobive (frikës) të ndryshme -Fobi sociale - Fobi nga vetmia - Fobi nga lartësia - Fobi nga kafshët - Fobi nga errësira etj. Përdoret për trajtimin e panikut, ankthit. Përdoret si ndihmëse e psikoanalizës për të rikujtuar të kaluarën e largët dhe të afërt. Përdoret për heqjen e stresit, kujtimeve të këqia e të padëshiruara.
3. Dobësimi: Hipnoterapia ndihmon për rënien nga pasha. Me anë të hipnozës bën të mundur që pacienti të hajë më pak, të mos përdor ushqime me kalori, si dhe të kontrollojë veten. Efekti vihet re pas një kohe relative. Hipnoza ndihmn në mbajtjen e dietës pa problem.
4. Lënia e duhanit: Hipnoza përdoret me sukes për lënien e duhanit. Duhet theksuar që personi që shkon te mjeku duhet të shkojë me dëshirën e vet dhe jo me kërkesën e të tjerëve. Duhet të ketë dëshirë për të lënë duhanin por nuk gjen forcë tek vetja për ta realizuar.
5. Dhembjet: Hipnoza përdoret me sukses për heqjen e dhembjeve kronike (të përhershme), akute (momentale), të përhapura dhe lokale. - Heq dhembjet e migrenës - Heq dhembjet e sinozitit - Heq dhembjet muskulore - Heq nevralgjitë - Heq dhembjet nga diegia - Heq dhembjet e mesit, shpinës, qafës - Heq dhembjet ideopatike (nuk dihet shkaku)
6 . Përdoret me qëllim qetësimin, çlodhjen trupore dhe mendore. Heqja e mërzisë, stresit, dhembjeve, mendimeve të pa dëshiruara. Mjeku mund t’I mësoj pacientit autohipnozën ndaj dhe ai hyn në hipnozë kur ka nevojë.
7. Motivimi personal: përdorimi I hipnoës për motive dhe zhvillim personal eshtë shumë I suksesshëm. Hipnoza jep rezultate pozitive për: - Shtim të vullnetit dhe dëshirës për të mësuar - Shtim të aftësisë për t’u përqëndruar, mësuar dhe për të mbajtur mend - Shtim I aftësive mendore e fizike - Heqja e stresit te nxënësit para provimit, ërqëndrimi gjatë provimit, nxitje dhe shtimi i dëshirës dhe aftësis për të mësuar. - Fitim I besimit në vetvete - Motivimi I sportistëve, motivimi nga ana fizike dhe mendore - Njerëzit përdorin rreth 20% të kapacitetit të trurit, me anë të hipnozës arrihet të shtoyhet kjo përqindje e përdorimit trurit.
8. Të zënit nga makina, anija, avioni: Janë të shumtë njerëzit që e kane problem serioz dhe vuajnë shumë gjatë udhëtimit me makinë, anije, avion. Në disa raste dhe mendimi I udhëtimit I shqetëson ata. Mjaftojnë disa seanca hipnoze që udhëtimi të mos jetë më problem për ta.
9. Sëmundjet e lëkurës. - Shërohen alergji që shkaktojnë kruarje, djegie, ekzema në lëkurë - Psoriazis - Lythat
10. Sëmundjet seksuale. Hipnoza përdoret me sukses në trajtimin e sëmundjeve dhe çrregullimeve seksuale me karakter psikologjik dhe emocional, kur problemi nuk është organik. - Impotenca (paaftësia për të kryer marrëdhënie) te meshkujt - Mungesa e dëshirës seksuae te meshkujt dhe te femrat - Frika para marrëdhënies së parë (meshkuj dhe femra) - Vaginismus (mos lubrifikimi I vaginës gjatë marrëdhënies shkakton dhembje).
11. Shtatzënia. Gjatë shtatzënisë gratë kanë shqetësime të ndryshme, si përzierje në stomak, të vjella, frikë nga lindja, frikë nga dështimi. Me anë të hipnoterapisë të gjitha këto shqetësime hiqen. Më e rëndësishmja është që gruajq gjatë shtatëzënisë të ndjekë seancat e hipnozës për të qenë më e qetë, por shpëton edhe nga dhembjet e lindjes dhe e kryhen lindjen pa dhembje dhe më lehtë se normalisht.
12. Lehtësimi I krizave të astmës.
13. Mbajtja e gojës. Mbajtja e gojës ose të qënit gagaç ka shumë shkaqe: - Psikologjike - Probleme me dhëmbët - Probeme me lidhëzen midis tabanit të gojës dhe gjuhës - Trashëgimia etj. Hipoteza jep rezutate positive tek ata persona që u mbahet goja nga shkaqet psikologjike e që nuk kanë një probem biologjik ne organet e shqiptimit .
14. Urinimi natën në shtrat (Enurezis nokturna) Fëmijët edukohen me kuturen e vajtjes ne banjë qe në vogei.Urinimi në shtrat është normal për fëmijët e vegjë,por shpesh ndodh që ata vazhdojnë të uronojnë natën në shtrat edhe kur rriten.Kjo gjë përbën një probem për prindërit dhe për fëmijët.që e ndiejnë vetveten të turpëruar e ndrydhen përbrënda.Kur ky probem vazhdon deri në rini gjendja bëhët më seioz pasi ndikon edhe ne jetën bashkëshortore.Me anë të hipnozës është i mundur shërimi i plotë i ketij shqetësimi.
Nese de shironi te provoni nje seance autohipnoze veproni si me poshte :
1-Zgjidhni nje ambient te qete
2-Vishni rroba te rehatshme qe nuk ju shtrengojne ,nuk ju bejne te ndiheni ftohtesi apo nxehtesi.
3-Qendroni gjysem shtrire ne nje kolltuk te rehatshem ose shtrire ne shtrat .
4-Duart vendosini mbi kofshe ose anash tyre por jo te kryqezuara mbi kraharor.
5-Kembet shtrijini drejt ,jo te kryqezuara mbi njera tjetren
6-Mos vrisni mendjen ,por vetem perqendrohuni tek ajo qe degjoni
7-Nuk ka rrezik te mos dilni nga hipnoza ,maksimumi kaloni ne gjendje gjumi.
8-Mos prisni te ndodhi dicka e jashtezakonshme,ne shumicen e rasteve ,pas hipnozes ndjeni shplodhje trupore e pakez turbullim ,sikur sapo jeni ngritur nga gjumi.
9-Kjo seance eshte vetem per shplodhje ,relaks por jo per zgjidhjen e problemeve te ndryshme ,per secilin shqetesim ka sugjestione te ndryshme .
10-Autohipnoza nuk duhet bere ne makine ,apo gjate punes.
-
|