lgo
YouTubeSquareLogo facebook skype

Sedacioni

 

Sedacioni i Ndergjegjshem.

Kjo menyre konsiston ne kryerjen e punimeve dentare nen efektin e Protoksitit te Azotit (N2O)ose te quajtur ndryshe gazi gazmor,pasi shkakton tek pacienti te qeshura pa shkak.

Ky gaz eshte perdorur ne mjekesi per me teper se 100 vjet, dhe nuk ka asnje efekt anesor te demshem.


    Me ane te kesaj teknike behet e mundur qe pacienti te jete me i qete gjate seances tek dentisti. Kjo menyre perdoret dhe ne rastet kur pacienti, femije apo i rritur nuk pranon te mjekohet dhe trembet nga punimet dentare.Gjithashtu kjo menyre perdoret me sukses dhe tek femijet kur duhet te behen shume punime brenda nje seance ose tek personat me aftesi te kufizuara e zhvillim te vonuar mendor.

    Me kete teknike me ane te perdorimit te ilaceve dhe gazit gazmor ulet reagimi i sistemit nervor qendror dhe behet e mundur kryerja e punimeve dentare.Gjate kohes se mjekimit kemi mundesine e komunikimit me pacientin i cili eshte i ndergjegjshem dhe jo ne gjendje gjumi.

 PSE SEDACIONI I NDERGJEGJSHEM?

Ne kushtet normale te nje klinike ,mjekimi i pacienteve femije apo te rritur qe tremben nga dentisti apo nga punimet dentare si dhe i pacienteve me aftesi te kufizuara apo me zhvillim te vonuar mendor nuk mund te behet. kjo njihet dhe si‘FOBI-FRIKE NGA DENTISTI’ ,qellimi yne eshte ti japim fund kesaj frike e ta bejme te mundur per te gjithe kryerjen e mjekimit dhe punimeve dentare.

Me Sedacionin e Ndergjegjshem :



* interesi I pacientit per ambjentin qe e rrethon si dhe reagimi ndaj ngacmuesve te jashtem ulet ne menyre te kontrolluar.
* shenjat jetesore(frymemarrja,rrahjet e zemres)nuk ndryshojne
* reflekset mbrojtese nuk humbasin
* pacienti e ben vete frymemarrjen ,pa ndihmen e aparaturave
* pacienti reagon ndaj prekjes dhe pyetjeve dhe zbaton urdherat e mjekut
* kontrollohet me sukses dhe siguri ankthi ,frika dhe ndjenja e dhimbjes.

      Pacientit para fillimit te mjekimit i jepet ‘protoksit azoti” (gazi gazmor) dhe pas disa minutash hyn nen ndikimin e gazit,dhe behet e mundur te punohet pasi bie rezistenca dhe i bindet komandave.Me mbarimin e mjekimit pacientit i jepet oksigjen per 5 minuta dhe kthehet ne gjendje normale.

     E rendesishme eshte edhe shkalla (grada) e sedacionit.Per te mbajtur ne kontroll gjendjen pacienti lidhet me nje pajisje qe tregon me ekran dixhital graden e sedacionit,perqindjen e oksigjenit ne gjak si dhe rrahjet e zemres.Ne kete menyre punohet ne menyre te sigurte dhe te kontrolluar

    Pacienti pas mbarimit te mjekimit(mbushje,heqje, etj) nuk mban mend asgje nga punimet e kryera,as zhurmen e veglave dhe as ndjeshmerine ose dhimbjen qe mund te kete patur

Per  cilet paciente perdoret sedacioni

1-     Pacientet qe kane fobi ,ankth dhe frike nga vajtja tek dentisti dhe kryerja e punimeve dentare
2- Femijet
3- Personat me aftesi te kufizuara mendore dhe fizike
4- Pacientet tek te cilet nuk mund te perdoret anestezia e pergjithshme per arsye shendetesore.




Sedacioni mund te aplikohet te personat e te gjitha moshave pasi merret anamneza dhe informacioni mbi semundjet e ndryshme (shqetesime nga zemra,probleme me frymemarrjen,semundje te veshkave apo melcise,alergji,apo shtatezani)

 Shenim ;

1-     Sedacioni  eshte jo shume efikas ne disa raste ,vecanerisht tek femijet qe jane shume aktiv dhe ne disa raste nuk arrihet te punohet.

2-     Gjate seances femija mund te qaje,  jo se ndien dhimbje por instiktivisht ,ne shumicen e rasteve te nesermen ose nuk kujton asgje ose kujton shume  pak .

3-     Nje seance  zgjat 30 minuta -1 ore .

4-      Nuk keshillohet per punimet e veshtira qe kerkojne shume seanca.

5-     Diten e sedacionit personi  duhet te mos i kete hundet te bllokuara.

6-     Pacienti duhet te vije ne klinike me stomakun bosh dhe  6 ore para punimit te mos kete ngrene apo pire gje.

7-     Pacienti duhet te jete i shoqeruar .

 Te drejtat e rezervuara. Klinika Dentare Vrioni 2015