Peridontologjia
( Trajtimi I semundjeve te mishrave te dhembeve)
Semundjet periodontale njihen si semundje te mishrave te dhembeve. Kjo eshte nje semundje progresive (qe perparon nese nuk trajtohet) inflamatore e gingives dhe e indeve te buta rreth dhembit. Semundja e mishrave te dhembeve eshte shkaktari numer nje qe shkakton humbjen e dhembeve pas moshes 30 vjecare, mendohet se rreth 80% e popullsise mbi moshen 30 vjecare vuan nga problemet e mishrave te dhembeve. Ne pergjithese kjo semundje eshte pa dhimbje.
Shkaktari kryesor eshte pllaka qe formohet ne siperfaqen e dhembeve si pasoje e moslarjes se rregullt, por dhe faktore te tjere si: shtatezania, diabeti, epilepsia, ose ilacet qe perdoren ne kemioterapi, ne semundjet e zemres, kontraceptivet per ndalimin e shtatezanise dhe antidepresantet e bejne nje person me te predizpozuar per tu prekur nga Gingivitis (forma me e perhapur dhe me e lehte e semundjeve periodontale e cila prek mishrat e dhembeve duke shkaktuar skuqje , enjtje dhe gjakosjen e tyre) ose Periodontiti (forme me e avancuar qe prek dhe mishrat por ka edhe efekt shkaterrues mbi kocken qe rrethon dhembet).
Pacientet qe kane probleme me mishrat dhe te cileve ju ka nisur levizja e dhembeve trajtohen ne menyre qe te parandalohet renia e nivelit te kockes qe mban dhembet ne nofull.Ne etapen e pare renia e kockes sjell terheqje te mishrave ,zbulimin e qafes se dhembeve ,gje e cila shkakton probleme estetike si dhe ndjeshmeri te dhembeve si pasoje e ekspozimit te rrenjeve ,me avancimin e semundjes fillon dhe levizshmeria e dhembeve dhe kjo shkon deri ne renien e tyre .
Duhet patur parasysh se semundja e mishrave eshte e trajtueshme dhe me ane te trajtimit ndalohet avancimi por nuk ka kthim pas ne ate pjese te kockes dhe mishrave qe jane demtuar . Ne disa raste mund te behet nderhyrje estetike duke marre pjese mukoze nga zona te tjera e duke e vendosur mbi zonen ku jane terhequr gingivat . Nese pas trajtimit pacienti vazhdon te mos kujdeset per higjenen e gojes si dhe nuk lan dhembet rregullisht dhe nuk ben ne menyre periodike ,nje here ne 6 muaj-1 vit ,pastrimin e gurezave ,atehere semundja rifillon dhe demtimi eshte me i madh. Personat duhanpires jane me te predispozuar per te pasur probleme periodontale ,vecanerisht nese nuk kane dhe kujdes per higjenen orale.
Personat qe kane ne goje proteza te levizshme ,ura ose kellef porcelani duhet te jene te kujdesshem per higjenen e gojes dhe te bejne kontrolle periodike tek dentisti ,pasi prania e protezave dhe kellefeve te porcelanit ne goje kerkon me teper kujdes dhe menyra specifike per pastrimin e tyre ,ne te kundert fillojne problemet ,acarimi i gingivave ,gjakosja dhe era e keqe e gojes.Kjo kategori duhet te konsultohet me mjekun per menyren e pastrimit ,furcat dhe fijet e vecanta qe duhet te perdorin .
Ne kliniken tone ju ofrojme nje seri procedurash te cilat jo vetem qe i rikthejne shkelqimin buzeqeshjes suaj por dhe permiresojne ndjeshem efikasitetin dhe jetegjatesine e punimeve te bera (mbushje, ura percelani, implante).
1-Pastrimet periodike te gurezave dhe cipave, mbrojne dhembet dhe gingivat nga demtimet e metejshme si dhe parandalojne periodontitet. Kontrolli dhe pastrimi i gurezave keshillohet te behet 1 here ne 6 muaj.
2- Ne kliniken tone behet pastrimi njollave dhe cipezave me ane te Air Prophy, nje pajisje qe leshon uje ,ajer dhe nje pluhur specifik drejt dhembeve,duke bere te mundur pastrimin e njollave ne zonat e veshtira.
3-Operacione estetike per te mbuluar difektet nga terheqja e mishrave te dhembeve
4- Fluorifikim ,per te ulur ndjeshmerine pas pastrimit te gurezave ,si dhe per te mbrojtur dhembet nga prishja Video –fluorifikimi,nr 50 5- Operacione per rregullimin e difekteve kockore ,si dhe rigjenerimin kockor. 6- Oeracion per zgjatimin e dhembeve kur jane te vegjel e nuk ka gjatesi per tu veshur me kellef (Crown Lengthning) Video-pastrimi i gurzave,trajtimi i gingivave,nr 26
|