lgo
YouTubeSquareLogo facebook skype

Pedodontia

 

Pedodontia

 (Trajtimi I Problemeve Dentare tek femijet)

       Dhembet e perkohshem (dhembet e qumeshtit) ne te kunderten e asaj qe mendohet ,jane shume te rendesishem. Dhembet e qumeshtit kur jane te forte e te shendetshem e ndihmojne femijen te pertype mire, te flase kuptueshem dhe ne aspektin psikologjik nje femije ndjehet mire kur ka dhembe te shendetshem . Nese dhembet e qumeshtit nuk mjekohen dhe infektohen ata ndikojne negativisht ne gjendjen e pergjithshme shendetesore.
     Dhembet e perkohshem fillojne te dalin rreth moshes  8 muajsh-1 vjec ,dhe mbaron dalja e tyre ne moshen 3 vjcare .
         Dhembet e perkohshem fillojne te levizin e me pas bien ose hiqen kur dhembet e perhershem fillojne te dalin poshte tyre. Dhembet e qumeshtit luajne rolin e udherrefyesit per dhembet e perhershem, nese ata hiqen para kohe mund te kemi probleme me pozicionimin ose kohen e daljes se dhembeve te perhershem.




      Kontrolli i rregullt tek dentisti parandalon shume probleme dentare te femijeve.

Mjekimi parandalues si florifikimi i dhembeve ose mbushjet mbrojtese per dhemballet kushtojne me pak se mjekimet e tjera per te cilat femija mund te kete nevoje nese lihet pas dore trajtimi i problemeve ne kohen e duhur.Kontrollet e rregullta bejne te mundur te kurseni kohen, parate dhe te ruani dhembet e femijes suaj.


Ne kliniken tone per femijet ofrojme keto sherbime:

1-Mbushje te dhembeve te qumeshtit(Mbushjet   mund te realizohen ne ngjyra te ndryshme)
2-Heqje
3-Mbushje mbrojtese per parandalimin e prishjeve


4-Florifikimin periodik,nje here ne 3-6 muaj, per mbrojtjen e dhembeve ndaj prishjeve dhe per te rriturr fortesine e zmaltit.
5-Sedacion:kryerjen e te gjitha punimeve nen efektin e gazit gazmor tek femijet qe nuk pranojne mjekim ose tek ata me aftesi te kufizuara.

6-Drejtimi i dhembeve me ane te telave ose me aparate te levizshem.
7- Ruajtes vendi ,pas heqjes se dhembeve te qumeshtit.


 
Ne kliniken tone sherbimi per femijet ofrohet ne nje ambient te vecante .

 Te drejtat e rezervuara. Klinika Dentare Vrioni 2015