Kirurgjia Orale
Ne rastet kur nje dhemb eshte shume i demtuar ose i infektuar, mbushja eshte e pamundur dhe behet heqja e tij. Heqjet e dhembeve behen dhe per rregullimin e deformimeve te nofullave apo te fytyres ne rastet kur nevojitet hapesire per drejtimin e dhembeve.
Gjithsecili nga ne mund te jete nje kandidat per nje nderhyrje kirurgjikale gjate jetes se vet.
Heqja e nje dhembi te vetem si pasoje e nje traume,e nje prishje, e nje semundje periodontale ose per krijimin e hapesires ne rastet e drejtimit te dhembeve me tela, te gjitha keto konsiderohen procedura kirurgjikale dentare.
Megjithese ne disa raste kirurgjia ngelet zgjidhja e vetme ,ajo duhet te jete opsioni i fundit e te veprohet vetem kur jane diskutuar te gjitha mundesite e tjera.
Kur hiqet nje dhemb?
1-Prishje massive, mbushja eshte e pamundur
2-Levizje e dhembeve si pasoje e semundjes se mishrave
3-Infeksion ose abses
4-Krijimi i hapesirave per trajtim ortodontik
5-Dhembe te keqpozicionuar
6-Dhembe te thyer ne rrenje
7-Dhemballe te ngelura ne nofull( ne pergjithesi dhemballet e pjekurise ose dhembet e qenit)
Procedurat qe kryhen ne kliniken tone ;
1-Heqje te thjeshta e te komplikuara
2-Operacion per heqjen e dhemballeve te pjekurise te ngelura pjeserisht apo plotesisht ne nofull.
3-Operacion per heqjen e dhembeve te qenit(kanin) te ngelur ne nofull(qiellze) 4-Rezeksione apikale, tek dhembet e pare kur ne fundin e rrenjes ka vater infeksioni,per te mos hequr dhembin, behet nderhyrje dhe prihet maja e rrenjes dhe pjesa e infektuar rreth saj. 5-Operacion per zgjatim e kurores ( Crown Lengthning), kur dhembi apo rrenja eshte e vogel dhe nuk te lejon te besh punime mbi te. 6-Operacione estetike per rregullimin e difekteve te mishrave te dhembeve. |