lgo
YouTubeSquareLogo facebook skype

Implantologjia

 

Implantologjia


Kur humbisni dhembet tuaj natyral ju filloni te ndjeni mungesen e shume gjerave. Mund tju mungoje buzeqeshja juaj natyrale apo mund te ndieni mall per kenaqesine qe te jep kafshimi i nje molle ose ngrenia e nje bifteku. Ndoshta ju mund te ndiheni paksa ne siklet nga ngrenia apo e folura ne publik. Ndoshta dhembet qe kane ngelur ne goje kane filluar te levizin drej hapesirave boshe, ju mund te ndieni dhimbje te muskujve pertypes ose dhimbje koke. Kur ju humbisni nje apo disa dhembe qofte kjo dicka qe ka ndodhur kohet e fundit apo para shume vitesh, ju asnjehere nuk do te mund te ambientoheni plotesisht me humbjen e nje gjeje kaq te rendesishme tuajen.

A ju mungon konfidenca dhe komforti?
      Zgjidhja per te gjithe ata qe kane mungese te nje apo disa dhembeve dhe duan ti plotesojne pa prekur dhembet egzistues ne goje (jo me ura porcelani) dhe qe nuk duan te perdorin proteza te levizshme(qe hiqen e vihen) eshte vendosja e implanteve.


C`fare eshte implanti dhe cilat jane avantazhet e tij?
   Implanti eshte nje vide(ne forma dhe permasa te ndryshme) e prodhuar nga metali i titaniumit (metal qe nuk krijon alergji dhe nuk ka efekt anesor per organizmin), i cili vendoset ne kocke ne vendin e dhembit te hequr dhe pasi lidhet me kocken e nofulles si nje trup, kryen funksion si nje dhemb natyral.

     Implantimi eshte nje menyre mjekimi e vjeter, pasi qe ne kohet e hershme njerezit jane perpjekur ti zevendesojne dhembet e hequr me menyra nga me te ndryshmet.

       Implanti eshte nje menyre zevendesimi e dhembit me afer natyrales, eshte e rehatshme,e forte dhe e sigurte. Ne krahasim me protezat e tjera eshte me jetegjate. Ben te mundur zevendesimin e dhembit qe mungon pa prekur e demtuar dhembet e tjere
 

A mund te vendoset implanti ne persona te c`do moshe?
       Po. Vetem se tek pacientet ne moshe te re duhet te kete perfunduar zhvillimi i skeletit,qe per vajzat mbaron rreth moshes 16-17 vjec, ndersa tek djemte ne moshen 18 vjecare.
        Per te rriturrit nuk ka nje limit moshe. Implantet mund te vendosen tek persona te c`do moshe qe kane nje gjendje shendetesore te mire. Ne pergjithesi jane te moshuarit qe kane me teper nevoje per implantet, pasi ose kane hequr shume dhembe,ose kane kocken e nofulles te tretur gje qe shkakton mosqendrimin e protezave ne goje.


A qendron implanti ne goje gjate gjithe jetes?




       Kane kaluar mbi 30 vjet nga fillimi i perdorimit te implanteve ne stomatologji dhe shumica e pacienteve te pare i kane ne goje dhe i perdorin pa asnje problem implantet e vendosur.
        Jetegjatesia e implantit ne goje eshte e lidhur me disa faktore si:gjendjen e pergjithjshme shendetesore,pastrimi i rregullt i gojes i  dhembeve dhe implantit si dhe semundjet e mishrave te dhembeve.Megjithate si dhe per c`do nderhyrje tjeter mjekesore eshte e pamundur dhenia e nje garancie per gjithe jeten.

A perfundojne me sukses te gjithe implantet e vendosur?

      Perqindja e suksesit varion nga 90-100%.
       Per te patur nje rezultat te mire duhet qe gjendja e pergjithshme shendetesore te jete e mire,te vihet diagnoze e drejte dhe qe pastrimi i implantit ,dhembeve dhe gojes te behet rregullisht.Krahas ketyre duhet qe edhe mjeku te kryeje sipas rregullave pjesen kirurgjikale dhe te vendose kellefin e porcelanit mbi implant ne menyren e duhur.  Duhani dhe higjena  jo e mire e gojes si dhe  diabeti ndikojne negativisht.keta jane faktoret qe ndikojne me teper ne suksesin dhe jetegjatesine e implantit.
    Pas vendosjes se implantit ka nje periudhe pritje prej 3 muajsh per nofullen e poshteme  dhe 6 muaj per nofullen e siperme ,kohe e nevojshme per ti dhene mundesine kockes se nofullave qe te lidhet me implantin.Ne  fundin e kesaj periudhe  shihet dhe suksesi apo deshtimi i implantit te vendosur .


Ne cilat raste perdoren implantet?

1-Kur kemi mungese te nje apo me teper dhembeve dhe nuk duam te prekim dhembet anesor (nuk duam te plotesohet boshlleku me ure porcelani)
 


2-Ne rastet e mungeses se plote te dhembeve ,kur pacienti nuk deshiron te mbaje proteza totale te levizshme,me vendosjen e disa implanteve (6-8 implante)behet e mundur vendosja e urave te porcelanit te fiksuara mbi implante.



3-Ne rastet kur pacienti nuk ka dhembe ne goje dhe perdor proteza totale te levizshme te cilat levizin gjate ngrenies si pasoje e renies se nivelit te kockes se nofullave.Ne keto raste vendosen 2  deri ne 4 implante te cilet bejne te mundur qendrimin e protezes totale.


4-Ne rastet kur kemi mungese te pjesshme te dhemballeve ne pjeset fundore te gojes,me vendosjen e implanteve behet i mundur plotesimi i boshllekut me ura porcelani fikse e jo me proteza te levizshme.

Sa kohe zgjat procedura e vendosjes se nje implanti ,a ka dhimbje?
    Vendosja e nje implanti zgjat rreth 45 minuta, si nderhyrje eshte me e thjeshte se heqja me operacion e nje dhemballe pjekurie . Gjate vendosjes se implantit nuk ka dhimbje ,por dhe pas operacionit ka shume pak bezdi  2 ditet e pare.Ne disa raste  mund te kete ne fytyre ne zonen ku eshte punuar nje enjtje te lehte qe zgjat 2-3 dite .
Video-procedurat e vendosjes se implantit  dhe kurores mbi te,nr 18.

 
Po ne rastet kur nuk ka nivel te mjaftueshem kocke si  veprohet ?


  
    Per  vendosjen e nje implanti duhet te kete nivel te mjaftueshem kocke si ne gjatesi  dhe ne gjeresi . ne rastet kur heqjet jane bere para shume vjetesh ose si pasoje e semundjes se mishrave ,niveli i kockes bie dhe kjo veshtireson vendosjen e implantit . problemet qe hasim dhe zgjidhjet per to jane si me poshte :

1-Ne nofullen e siperme ne pjeset ku gjenden dhemballet ( zona e pasme )
     Kur hiqen dhemballet dhe kalon nje peridhe e gjate kohe niveli I kockes ne ate zon e pakesohet si pasoje e zgjerimit te sinuseve (2  zgavrat qe gjenden ne te 2 anet e hundes).  Ne keto zona ne pergjithesi bie niveli I kockes ne gjatesi (thellesi).
     Ne kete rast   aplikohet  nje teknike  kirurgjikale e quajtur Sinus Lift .
     Sinus Lift (Ngritja e sinusit ) ; ne zonen ku mungon kocka vendoset kocke artificiale dhe nje membrane qe e izolon  ,pritet per 6-8 muaj qe te formohet kocka e re dhe me pas vihen implantet,ne disa raste vendosja e implanteve mund te behet ne te njejten kohe me  Ngritjen e Sinusit.


2-Ne nofullen e siperme pjesa e pare ,ku gjenden dhembet preres
   Ne kete zone pas  heqjeve  kocka treten dhe ngushtohet ,si rrjedhoje  trashesia e kockes zvogelohet dhe ne disa raste nuk lejon vendosjen e implanteve.
Ne keto raste aplikohen keto 2 teknika
  Split Crest;  behet prerja e kockes dhe zgjerimi I saj ne menyre manuale ,me pas vihen implantet dhe vendoset kocke artificiale .me kete menure zgjerimi I kockes dhe vendosja e implanteve behen ne te njejten dite.
.


  Shtim I kockes;  Ne kete rast ne siperfaqen e kockes egzistuese ,kur nuk ka trashesi mjftueshem ,vendoset kocke artificiale ,me pas kjo mbulohet me nje membrane dhe pritet per 6 muaj qe te formohet kocka e re .
    3- Ne   rastet kur ne te 2 nofullat kemi humbje shume te madhe te kockes atehere behet nje nderhyrje e  madhe kirurgjikale ,ne te cilen kocka merret nga brinja ose pjese tjeter e skeletit dhe fiksohet mbi nofull.
   Kjo nderhyrje behet ne kushte spitalore me  anestezi te pergjithshme .
•Duhet patur parasysh se ne te gjitha rastet e sipershenuara nuk ka garanci 100%,pasi eshte nje proces qe varet nga reagimi i trupit.

      Po ne rastet kur implanti apo kocka artificiale nuk rezultojne te sukseshem  a ka problem per pacientin ?


            Ne rastet kur implanti i vendosur pas periudhes se pritjes 3-6 mujore ,rezulton  i  deshtuar atehere hiqet dhe plaga mbyllet brenda pak ditesh  ,gjate gjithe kesaj kohe pacienti nuk ka dhimbje apo shqetesim , per te rivendosur nje implant tjeter ne te njejtin vend  ose pritet 6 muaj ,ose kur ka kocke mjaftueshem vihet nje implant me diameter me te madh .


Ne cilat raste eshte me e madhe mundesia e deshtimit te implantit ?

      1- Tek  pacientet   diabetik , si pasoje e mivelit te larte te sheqerit ne gjak,  mund te ndodhe infektimi i plages,mbyllja e plages ndodh shume ngadale si dhe procesi i integrimit te implantit me kocken mund te kete probleme.
      2-Tek pacientet me semundje te mishrave te dhembeve .
      3-Tek pacientet qe nuk kane kujdesin e duhur per higjenen e dhembeve e te gojes.
      4-Tek pacientet qe pine duhan apo konsumojne shume alkol, egziston mundesi e madhe deshtimi ,por dhe ne rastet kur implanti eshte I sukseshem  keto vese ndikojne ne jetegjatesine e tij.
       5-Pacientet qe kane semundje kronike qe ndikojne mbi  procesin e sherimit dhe te righenerimit kockor
        6- Nese pacienti eshte alergjik ndaj materialeve te perdorura .
      7-Femrat ne periudhen e menopauzes ,si dhe ne rastet kur kane Osteoporoze,jane me te predispozuara qe te mos kene rezultat pozitiv me implantet.

 Te drejtat e rezervuara. Klinika Dentare Vrioni 2015