lgo
YouTubeSquareLogo facebook skype

Implantologji imediate

 

Implantologji  imediate


Ne   shume raste pacientet nuk deshirojne te qendrojne pa dhembe per nje kohe te gjate ,dhe jemi te detyruar  te bejme proteza provizore ose   te bejme implantologji immediate .
    Pasi  bejme heqjen e dhembit te demtuar  ,nese nuk ka infeksion ne kocke , dhe nese ngelet sasi e mjaftueshme kocke dhe nese pacienti nuk ka semundje te mishrave te dhembeve  ,atehere mund te vendoset menjehere pas heqjes  implant postekstraktiv .
       Gjithashtu  dhe ne rastet kur  heqja eshte bere me pare dhe vendi eshte sheruar mund te vendoset   implant (carico immediato).
     Ne te dyja rastet implantet e perdorur jane specifik .Pas vendosjes me ane te nje pajisje te vecante implantet lidhen me njeri tjetrin  me ane te shufrave te titaniumit ,te cilat sigurojne stabilitetin edhe moslevizjen e implanteve.
     Brenda te njejtes dite  pregatiten kellef provizor plastik te cilet  ngjiten provizorisht mbi implante pasi pacienti do i perdore per  3-6 muaj ,dhe me pas do zevendesohen nga  kellefet e perhershem te porcelanit.
      Kjo  teknike ben te mundur qe brenda te njejtes dite pacienti te vendose implantin dhe kellefin e te largohet nga klinika me dhembe provizor te fiksuar mbi implante.

AVANTAZHET ;
1-Implantet vihen pa bere prerje apo qepje.Hemorragji minimale
2-Dhimbje dhe enjtje  postoperative minimale .
3-Numer maksimal implantesh ,i cili i jep rezistence ,jetegjatesi dhe fortesi  implanteve dhe ures se porcelanit  qe do behet mbi ta .
4-Vendosje e gjithe implanteve ne nje séance te vetme
5-Brenda  24 oreve   do te keni ura fikse ,te cilat jane estetike dhe funksionale dhe ju mund te hani pa asnje problem
6-Ne rastet e zevendesimit te nje apo disa dhembeve qe mungojne ,urat provizore pregatiten brenda te njejtes dite .
7-Mundesia e deshtimit te implanteve eshte minimale

Raste klinike ;
5im

4im

3im

2im

1im

OFERTE  SPECIALE 

PER  ATA QE  S’KANE ASNJE DHEMB POR NUK DUAN PROTEZA PLASTIKE TE LEVIZSHME .

                                              URA FIKSE BRENDA 24 OREVE .

CMIM  FIKS EKONOMIK  I CILI PERFSHIN HEQJET(kur nevojiten),8-12 IMPLANTE PER NOFULL,

URE FIKSE PROVIZORE ME REZINE  TE PERFORCUAR .

KONTAKTONI PER NJE VIZITE FALAS,KU DO INFORMOHENI  PER PROCEDUREN DHE CMIMIN.

 Te drejtat e rezervuara. Klinika Dentare Vrioni 2015