lgo
YouTubeSquareLogo facebook skype

Diagnostikimi Radiologjik

 

Diagnostikimi Radiologjik

Diagnoza eshte primare per nje trajtim efikas. foto7

         Radiografite dentare  na ndihmojne te percaktojme procedurat dentare te nevojshme.  

         Me ane te grafive ne mund te dallojme fillimin e prishjeve ndermjet dhembeve, infeksionet ne fundin e rrenjes, kistet, etj.
       Radiografite behen vetem kur ato jane te nevojshme para , gjate ose ne fund te mjekimit. Radiografite jane mjeti qe ben te mundur ti kuptojme problemet kur jane ne fillimet e tyre dhe kur nuk mund te shihen e te kuptohen vetem nga  kontrolli me sy.
      Ne kliniken tone radiografite behen me pajisje dixhitale  e cila ka me pak rrezatim per pacientin dhe ben te mundur berjen e grafive  me dozen minimale .

Rastet kur jane te nevojshme grafite  :

Ne kontrollet rutine cdo 6 muaj  keshillohet berja e grafive te vogla per te pare nese ka fillime prishje ndermjet dhembeve .

  • Minimalisht  c’do 2 vjet keshillohet kontrolli me grafi panoramike per gjithe gojen .
  • Nese nje apo disa dhembe do vishen me ura porcelani apo kellef duhet kontrolluar me grafi per te pare nese kane prishje apo infeksion ne fund te rrenjeve
  • Nese nje dhemb fillon te nderroje ngjyre e te erresohet pa qene i mbushur
  • Ne rastet kur nje dhembi i behet mbushje me heqje nervi ,duhet grafi para ,gjate dhe pas mbushjes per te kontrolluar gjatesine e mbushjes se rrenjes si dhe per te qene te sigurte se nuk kemi dale jashte rrenje .
  • Ne rastet e dhimbjes ,per te percaktuar shkaktarin
  • Per te pare pozicionin e rrenjeve si dhe lidhjen me nofullen dhe strukturat nervore ,ne rastet e  kur nevojitet heqja apo operacioni per dhemballet e pjekurise .
  • Ne rastet e dhembeve te qenit(kanin) ,kur keta nuk kane dale por kane ngelur ne nofull.
  • Tek femijet per te kontrolluar  zhvillinin e dhembeve te perhershem te cilet gjenden poshte dhembeve te qumeshtit.
  • Ne rastet kur pacienti ka probleme me mishrat e dhembeve per te pare nese ka renie te nivelit te kockes qe rrethon dhembet ,si dhe per te percaktuar zonat e semura dhe shkallen e avancimit te semundjes.
  • Ne rastet kur dhembet jane te shtrember ,ose ne pozicion jonormal dhe nevojitet trajtim ortodontik per drejtimin e tyre.
  • Per te pare nivelin  e kockes tek pacientet qe duan te vendosin implante
  • Ne rastet kur personi rrezohet apo peson traume,per te pare nese ka thyerje ne nofulla apo ne rrenjet e dhembeve .
  • Kujdes:Ne rastet e shtatzanise nuk eshte e lejuar berja e grafive pasi mund te krijoje probleme  per femijen .Duhet te njoftoni mjekun paraprakisht.

 Te drejtat e rezervuara. Klinika Dentare Vrioni 2015