lgo
YouTubeSquareLogo facebook skype

Dizenjimi i buzeqeshjes

                               

  Dizenjimi I Buzeqeshjes –Smile Design dizenjimi

        Pjesa qe tregon bukurine e njeriut eshte fytyra ,dhe ajo qe e ben fytyren te bukur eshte buzeqeshja .Por jo te gjithe mund te kete nje buzeqeshje te bukur ,problemi mund te jete tek dhembet ,tek  gingivat tek nofullat apo tek pjesa e buzeve .

        Per   arritur te realizojme nje buzeqeshje perfekte ,se pari behet nje konsulte me pacientin ,analizohet gjendja aktuale ,problemet si dhe pyetet pacienti se c’fare deshiron te permiresoje ,me pas behet nje plan pune ku percaktohen paraprakisht te gjitha fazat qe do te ndiqen .

       Etapa e pare ; Gingivat

 Fillimisht pastrohen gurezat dhe cipat e dhembeve ,me pas nese nevojitet behet nje trajtim per gingivat .Ne rastet kur kemi probleme si Gummy Smile ,apo hipertrofi te gingivave ,planifikohet nje operacion estetik i gingivave per te rimodeluar kocken dhe gingiven rreth e qark dhembeve ,me pas pritet per 6 jave qe gjithshka  te kthehet ne normalitet.

      Etapa e dyte ; Dhembet

Pasi specikifohet problemi  vazhdohet me mbushje ,nese jane te nevojshme e me pas me zbardhim  te dhembeve .Ne rastet kur nevojitet ndryshim i formes ,zgjatim –shkurtim i dhembeve  apo mbyllje e hapesirave ,vazhdohet me berjen e fasetave te porcelanit  ose te kellefeve .

      Etapa e trete ;Buzet

Ne disa raste mund te jete e nevojshme nderhyrja tek buzet ,per te theksuar linjen rreth e qark tyre ose per te bere fryrje te buzeve .ne disa raste mund te kete nevoje per te nderhyre per te eliminuar rrudhat ne pjeset anash  buzeve ,e gjitha kjo per te bere me te hijshme buzeqeshjen .

 

 Te drejtat e rezervuara. Klinika Dentare Vrioni 2015